Shefi i Pfizer-it: S’jam i sigurt se a e ndalon përhapjen e virusit vaksina jonë

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 10:16
Shefi i Pfizer-it: S’jam i sigurt se a e ndalon përhapjen e virusit vaksina jonë

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pfizer”, vaksina e së cilës është miratuar për përdorim në Britaninë e Madhe, ka pranuar se nuk është i sigurt se a e parandalon kjo vaksinë përhapjen e virusit nga personat e vaksinuar.

“Mendoj se kjo është diçka që duhet të hulumtohet. Nuk jemi të sigurt për këtë tash për tash”, tha Albert Boula, i pyetur nëse vaksina do ta parandalojë përhapjen e koronavirusit nga personat e vaksinuar.

Ai e dha këtë deklaratë pak kohë pasi kompania konfirmoi se do të ketë mundësi që të prodhojë vetëm 50 milionë doza këtë vit, 100 për qind më pak se 100 miliona dozat e premtuara. Sipas kompanisë, kjo ka ndodhur për shkak të telasheve në zinxhirin furnizues, shkruan Daily Mail.

Në bazë të testimit në njerëz, kjo vaksinë është treguar 95 për qind efektive, që do të thotë se ajo mund ta pengojë në masë të konsiderueshme vdekshmërinë nga virusi dhe t’i lirojë nga trysnia sistemet shëndetësore në mbarë botën.

Megjithatë, kompania “Pfizer” gjatë testimit nuk nxori të dhëna në lidhje me atë se a e transmetojnë virusin ata që janë vaksinuar. Për këtë arsye, ka mundësi që përhapja e virusit të vazhdojë edhe pas shpërndarjes së vaksinave.

Qëllimi parësor i testimit masiv të vaksinave kundër koronavirusit në njerëz nga disa kompani amerikane dhe britanike ka qenë që të zbulohet nëse personat e vaksinuar do të jenë më të mbrojtur që virusi SARS-CoV-2 të mos ua shkaktojë sëmundjen COVID-19.

(Kosova Sot Online)