Hoti: FSK-ja në NATO është synimi ynë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 11:35
Hoti: FSK-ja në NATO është synimi ynë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët me rastin e dyvjetorit të Ushtrisë së Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hoti shkruan se FSK-ja në NATO është synimi ynë.

Postimi i tij i plotë:

Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!

Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa  pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.

Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.

FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.

(Kosova Sot Online)