Kërkohet lirimi i Blerim Maqastenës

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 14:20
Kërkohet lirimi i Blerim Maqastenës

Të shtunën në fshatin Mirovc afërsi të Merdares nga Policia e Serbisë janë arrestuar asambleisti i Kuvendit Komunal të Podujevës Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani.

Ata janë arrestuar nën dyshimin e kanë hyrë në territorin serb.

Maqastena dhe Mexhuani, sipas deklarimeve të Policisë së Kosovës dhe familjarëve mund ta kenë humbur rrugën shkaku i mjegullës së dendur që kishte mbizotëruar në atë zonë kufitare.

Berat Mexhuani, është liruar ndërkaq në paraburgim prej 30 ditësh mbetet kuvendari i Podujevës Blerim Maqastena.

Për rastin ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

KMDLNJ ka kërkuar lirimin nga paraburgimi të Blerim Maqastenës.

Reagim i KMDLNj – së:

TË LIROHET BLERIM MAQASTENA NGA BURGU NË PROKUPJE!

Policia e Serbisë, ditë më parë arrestoi dy qytetarë  të Podujevës, shtetas të Republikës së Kosovës me rasyetim për kalim ilegal të kufirit. Dje u lirua njëri nga të arrestuarit kurse ende po mbahet në burg Blerim Maqastena, asambleist në komunën e Podujevës, ish –aktivist i LVV –së dhe tash, anëtar i PSD –së. Policia e Serbisë është shumë mirë e informuar për veprimtarinë kombëtare dhe politike të Blerim Maqastenës andaj e mbanë të burgosur për një  kundërvajtje  e cilësuar si  kalim ilegal i kufirit në kohën kur kufiri nuk është e shenjëzuar sikur që për shkak të motit me mjegull të madhe mund të ketë ndodhur që e kanë kaluar kufirin, pa e ditur fare se e kanë kaluar dhe pa pasur asnjë qëllim të caktuar. Jemi dëshmitarë që policia e Serbisë, shumë herë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe ka arrestuar qytetarë të Kosovës të cilët i ka mbajtur nën arrest një, apo disa muaj dhe i ka liruar duke iu shqiptuar gjoba në para  sikur që përmes avokatëve, prokurorëve apo gjykatësve të korruptuar i kanë liruar nga arresti pasi iu kanë zhvatur një shumë të madhe parash. Sidomos kështë kanë vepruar me dispaorën shqiptare të cilët i kanë arrestuar apo dënuar për vepra që nuk kanë ekzistuar fare.

Në kufirin Kosovë–Serbi, në Llap shumë herë ka pasur probleme ndërkufitare, me arrestime, gjuajtje armësh sikur edhe vrasje të qytetarëve të Kosovës. Incidentet ndërkufitare ndodhin kryesisht nga ata që bëjnë tregëti të palejuar–kontabandë nga të dyja palët, në rast të vjedhjeve të pyllit apo bagëtive , në rast të gjuetisëë kur gjuetarët e kalojnë kufirin, gjithashtu nga të dyja palët , në rast të gabimeve për shkak të mosnjohjes së terrenit apo kushteve klimatike dhe në rast provokimi sikur kur policia e Serbisë ndërhynë në territorin e Kosovës të cilin e konsideron si kufi administrativ dhe jo shtetërorë. Ndërkombëtarët, në këto raste janë të padrejtë sepse arsyetojnë veprimet e policisë së Serbisë ndërsa reagojnë menjëherë nëse policia e Kosovës e arreston ndonjë shtetas të Serbisë.

Kohë më parë, policia e Serbisë e ka arrestuar H.M., gjuetar nga një fshat i Podujevës i cili e ka kaluar kufirin për ta kthyer prapa qenin e gjuetisë–zagarin, e ka mabajtur në burg më shumë se dy muaj dhe vetëm pasi i kanë zhvatur një sasi të madhe parash, e kanë liruar.

Sipas informtave që i ka KMDLNj–ë, të arrestuarit për kalim ilegal të kufirit e që janë, kryesisht në Burgun në Prokupje nuk trajtohen keq dhe ndaj tyre nzuk ushtrohet dhunë sikur që iu lejohen vizitat familjare dhe e avokatëve .

KMDLNj shpreh vullnet dhe gatishmëri që të vizitojë shtetasit kosovarë që mbahen të arrestuar në burgjet e Serbisë nëse qeveria e Kosovës përmes zyrës ndërlidhëse e siguron një leje nga qeveria e Serbisë.

KMDLNj kërkon që Blerim Maqastena të lirohet menjëherë dhe ftonë autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të angazhohen për lirimin e tij për faktin se nuk ka bërë asnjë vepër me qëllim të caktuar dhe se moti me mjegull dhe mungesa e sinjalizimit të kufirit kanë ndikuar ta gabojë rrugën.

KMDLNj vlerëson se çdo mbajtje e mëtutjeshme në burg e Blerim Maqastenës do të bëhet për shkaqe politike dhe si e tillë duhet të trajtohet .

(Kosova Sot Online)