Sali Berisha shpërthen në akuza për Edi Ramën pas takimit me Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 14:20
Sali Berisha shpërthen në akuza për Edi Ramën pas takimit me Vjosa Osmanin

U.d e Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Tiranë u takua sot edhe me ish-Presidentin e  Shqipërisë, Sali Berisha.

Pas këtij takimi ka folur për media ish-presidenti Berisha. Ai ka treguar për çka kanë diskutuar me Vjosa Osmanin.

“Diskutuam për problemet me të cilat përballen dy vendet sot, e falënderova zonjën president për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e zografit të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor të kombit shqiptar Zonja presidente foli në parlament në emër të mbarë shqiptarëve”, tha ai.

“Përpjekja që u bë për shpërbërjen e Kosovës për copëtimin e saj midis Vuciqit këti serbo madhi që është absolutisht një replike e Millosheviqit por jo me ideologji komuniste dhe Edi Ramës këtij zografi që s’ka interesa shqiptare denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos mund të përsëritet më. Trau në rrugën e kombit është një akt armiqësor i tij ndaj veriut dhe Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë se jo tani po që në vitin 2013-të fal asaj rruge qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 milionë euro në prodhimin e brendshëm të Shqipërisë”, ka thënë Berisha.

“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme dinjitoze, kundër çdo projekti që cenon dhe dhunon integritetin e vendeve tona dhe rrugën evropiane të tyre”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)