Lexoni edhe:
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa përgjegjësit kryesor për krizën presidenciale, e bllokuan qëllimisht ligjin për zgjedhjen e presidentit me votë nga qytetarët
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Gucati është arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, me ç’rast atë ditë u bë edhe një bastisje. Po atë ditë, Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndaj tij është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.
(Kosova Sot Online)