ShBA-ja shënon rekord të frikshëm të rasteve ditore të koronavirusit

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 12:26
ShBA-ja shënon rekord të frikshëm të rasteve ditore të koronavirusit

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rekord të ri të rasteve ditore të koronavirusit me 249.709 infektimeve të reja.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të infektuarve në ShBA ka shkuar në mbi 17 milionë e 459 mijë, ndërsa kanë vdekur më shumë se 313 mijë persona.

Ndryshe, shifra ditore e të infektuarve është rritur në nivel rekord edhe katër herë të tjera vetëm gjatë muajit dhjetor.

Shtetet e Bashkuara e zënë bindshëm vendin e parë në botë, si për numrin e të infektuarve, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve.

Së fundi, autoritetet amerikane e miratuan për përdorim urgjent edhe vaksinën e dytë kundër koronavirusit, të zhvilluar nga kompania “Moderna”. Sipas testimit në njerëz, ajo është 94 për qind efektive.

 (Kosova Sot Online)