Malisheva nuk do të dekorohet për festa

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 15:58
Malisheva nuk do të dekorohet për festa

Qyteti i Malishevës dhe asnjë objekt apo shesh, nuk do të dekorohet me rastin e festave të fundit. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në një sqarim publik për këtë çështje. Vendimi për mos dekorim të qytetit është marrë për shkak të situatës aktuale me covid-19 dhe mjetet e njëjta do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë.

“Për shkak të situatës pandemike që jemi duke kaluar dhe në shenjë të solidarizimit me personat që kanë humbur jetën në përballje me covid-19, Komuna e Malishevës, këtë vit nuk do të dekorojmë qytetin. Mjetet e njëjta dhe një pjesë tjetër, do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë, pasi situata me pandemi, vetëm sa e ka thelluar krizën për këto familje”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha, ju ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të prekurve me covid-19.

(Kosova Sot Online)