Moti për sot e nesër, ja kur do të bie borë

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 08:35
Moti për sot e nesër, ja kur do të bie borë

Mot më i butë parashihet të premten, e në mbrëmje edhe shi, e ditën e shtunë rënie e temperaturave, derisa reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë.

Ndotësit ajror të grumbulluar ditëve të fundit, ditëve në vijim pritet të shpërndahen, pasi parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, e që do të përmirësoj indeksin e cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta, në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e vende-vende në fundjavë edhe në të mira.

25.12.2020 – Mot i butë, kryesisht me vransira, nga Dukagjini vende-vende edhe me erë.  Pasdite së pari në perëndim të vendit priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmje reshje lokale shiu priten edhe në pjesë të tjera të vendit.  Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 14C, e në vise malore 3C deri 8C.  Do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-7m/s, e në Dukagjin nga jugperëndimi 7-14m/s.  Indeks UV 1.

26.12.2020 – Kryesisht vranët, paradite me shi.  Ditën me rënie të temperaturave, më ftohtë, e reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe në mbrëmje dhe gjatë natës.  Ka mundësi që vende-vende reshjet të jenë më intensive.  Në Dukagjin mund të bie shi dhe borë.  Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 9C, e në vise malore -4C deri 3C.  Do të fryj erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-12m/s. Indeksi UV: 0./Prishtina Weather

(Kosova Sot Online)