Raportohen rastet e para me koronavirusin e ri në Spanjë

  • G.g /
  • 26 December 2020 - 14:34
Raportohen rastet e para me koronavirusin e ri në Spanjë

Katër raste të variantit të ri të koronavirusit janë identifikuar në qytetin spanjoll të Madridit – rastet e para të zbuluara në vend.

Sipas The Guardian, të katër rastet përfshinin njerëz të cilët kohët e fundit erdhën nga Mbretëria e Bashkuar, tha në një konferencë shtypi, zëvendës-shefi i shëndetësisë i qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zabataro.

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më serioze”, tha ai.

Spanja pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pritet që nga e diela të fillojë vaksinimet.

(Kosova Sot Online)