Vdes në QKUK këmbësori që u godit para pesë ditësh nga vetura në Gjakovë

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 09:06
Vdes në QKUK këmbësori që u godit para pesë ditësh nga vetura në Gjakovë

Një person ka vdekur në QKUK derisa ishte duke u trajtuar pas një aksidenti trafiku që kishte ndodhur para pesë ditësh.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, mëngjesin e 22 dhjetorit.

“Me datën 26.12.2020 është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK  prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)