Enver Hoxhaj thërret konferencë për media

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 09:42
Enver Hoxhaj thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj, sot do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin e PDK’së është bërë e ditur se konferenca do të mbahet sot në orën 15:00 në selinë e partisë.

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

“Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot (e diel, 27 dhjetor) konferencë për media, nga ora 15:00, në zyrat e Selisë Qendrore”, thuhet në njoftim.

Javën që lamë pas, Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

(Kosova Sot Online)