Faton Abdullahu tregon arsyen e aderimit në PDK

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 20:01
 Faton Abdullahu tregon arsyen e aderimit në PDK

Analisti politik, Faton Abdullahu që sot aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të futet në këtë parti.

Ai ka thënë që ka kohë që mendimet e tij përputhen me programet e kësaj partie.

“Mendimet e mija, kritikat, lëvdatat që i kam drejtuar nga pozita e analistit kanë qenë në të njëjtin drejtim me PDK-në”, tha Abdullahu.

“Vendimtar ka qenë ky viti i fundit, apo një vit e gjysmë, duke e parë që VV-LDK janë dy gjysma që edhe kur bashkohen nuk bëjnë një tërësi, për gjithë këtë revoltë që mua më kanë shkaktuar këtë situatë, PDK-në e kam parë opozitë dhe kjo më ka shtyrë që të aderoi në këtë parti”, shtoi Abdullahu.

Kujtojmë që Abdullahu ishte këshilltar i Isa Mustafës në të kaluarën sa kryetari i LDK-së ishte kryeministër.

(Kosova Sot Online)