Haxhi Avdyli thotë se ia kanë marrë Hazirit një kryetar nëndege në Gjilan

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:57
Haxhi Avdyli thotë se ia kanë marrë Hazirit një kryetar nëndege në Gjilan

Deputeti Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se Vjosa Osmanit në iniciativën qytetare iu është bashkuar kryetari i degës më të madhe të LDK-së në Gjilan, Albin Devaja.

“Meqë ndryshimi i natyrshëm brenda LDK-së, u zëvendësua me diferencim, e ndryshimi në Kosovë u zëvendësua me status quo, aktivistët vullnetmirë si z .Devaja zgjodhën ndryshimin e vërtetë që po sublimohet përmes Vjosa R. Osmani .Albin Devaja kryetar i nëndegës më të madhe në Gjilan, fuqishëm në përkrahje të konceptit politik të Vjosa Osmanit. Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.

Për largimin nga LDK-ja ka shkruar edhe vetë ish-kryetari i nëndegës në Gjilan.

“Unë dhe shumë të tjerë ishim krenarë që në zgjedhjet e fundit kishim një kandidate për kryeministër si Vjosa Osmani, e cila nuk na e theu krenarinë, për të cilat premtime veçse kishim kërkuar votën.

Prandaj jam krenarë që jam pjesë e ekipit të zonjës së hekurt siç është Vjosa Osmani. Shihemi në zgjedhje”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/albin.devaja/posts/10158781493629687

(Kosova Sot Online)