Në QKUK do të bëhet për herë të parë fekondimi artificial

  • E. /
  • 30 December 2020 - 19:23
Në QKUK do të bëhet për herë të parë fekondimi artificial

Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF – frytnimi i asistuar artificial dhe me laborator citogjenetik nga viti i ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

“Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK gjithashtu edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatëzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar”, ka shkruar Krasniqi.