Vaksina Moderna mbron deri në 2 vjet

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 11:38
Vaksina Moderna mbron deri në 2 vjet

Vaksina COVID-19 mRNA e Moderna besohet të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse duhen shumë të dhëna akoma për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Kompania e bioteknologjisë amerikane, e cila tronditi botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së koronavirusit , mori miratimin nga Komisioni Evropian që të hyjë në funksion përdorimi menjëherë.

Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për disa vjet.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të reja të  koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut.

(Kosova Sot Online)