Lexoni edhe:
Nga Lista e Vjosa Osmanit thonë se nga sondazhet po dalin me 10%
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë për të frenuar një variant të ri të koronavirusit, i cili është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende.
Nga Lista e Vjosa Osmanit thonë se nga sondazhet po dalin me 10%Lexoni edhe:
Ai tha se 22 vende evropiane tani kanë raste të variantit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”.
Ekspertët e shëndetit thonë se varianti është dukshëm më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm për të infektuarit.
Ata gjithashtu e kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj variantit.
Në Evropë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë.
Numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 78,000.
“Pa kontroll të shtuar për të ngadalësuar përhapjen e variantit, do të ketë një ndikim të shtuar në objektet shëndetësore, të cilat tashmë janë nën presion”, tha Kluge.
Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Evropë janë duke jetuar në vende që janë nën izolim të plotë kombëtar.
Në të gjithë botën, sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 88 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.8 milion kanë vdekur dhe mbi 49 milionë janë shëruar.
(Kosova Sot Online)