Çka shkroi PSD në muret e policisë para arrestimit

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 13:51
Çka shkroi PSD në muret e policisë para arrestimit

Disa aktivistë të PSD-së përfshirë edhe kreun e këtij subjekti, Dardan Molliqajn janë arrestuar sot para policisë së Kosovës.

Të njëjtët janë arrestuar pasi që kanë shkruar në murin e objektit të policisë “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Ky reagim i tyre vjen si kundërshtim ndaj gjobave  që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partitë që tashmë kanë nisur parafushatën.

(Kosova Sot Online)