Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese shkelë vetë normat kushtetuese dhe shndërrohet në organ politik, krijohet atmosferë për protesta e mos pranim të rezultatit
Shkruan: Xhevat Meha
Nuk ka Kosova forca të mjaftueshme të brendshme që mundë t'u kundërvihet zbatimit të programeve ruse të zbatuara përmes rrjeteve të strukturave të fshehta. Për të filluar dekriminalizimi i partive politike në Kosovë, partitë duhet të ndryshojnë në themel mënyrën e tanishme të organizimit dhe të funksionimit. Çfarëdo riorganizimi duhet të përmbaj së paku dy shtylla qendrore: i) konkurrueshmëria politike brenda partiake., ii) zbatimi i plotë i ligjeve dhe rregullave. Këto dy shtylla janë edhe shtylla qendrore për funksionim të çfarëdo partie politike si parti politike të ekonomisë së tregut. Nga të gjitha partitë politike që tani veprojnë në Kosovë, vetëm tek LDK dhe VV shoh brumë për të ndërtuar parti politike të ekonomisë së tregut.
-Për t'u kryer dekriminalizimi, së pari duhet të dihet se si dhe nga kush u krye kriminalizimi! Kriminalizimi në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet program i shtetit të Serbisë për Kosovën i zbatuar nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Mekanizimi për çfarëdo rregullimi shoqëror në shoqëritë e tanishme janë partitë politike, ose më drejt të thuhet grupet politike. Kriminalizimi në Kosovë nga këto struktura është kryer përmes kriminalizimit të partive politike, dhe këto parti si të kriminalizuara kanë kriminalizuar pa asnjë pengesë gjithë shoqërinë.
Çelësi për dekriminalizimin e shoqërisë është dekriminalizimi i partive politike. Kriminalizimi i partive politike nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe është kryer me zbatim të programit të përgatitur nga dijeni e fundit të laboratorëve më të mira nga Beogradi në Moskë përfshi të majtën e Tiranës. Edhe dekriminalizimi i partive politike në Kosovë duhet të kryhet me zbatimin e një programi të përgatitur mirë. Ky program duhet të përgatitet me ndihmën e mbështetësve të pavarësisë së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".