Për një ditë në Kosovë shkaktohen 42 aksidente trafiku në Kosovë

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 10:50
Për një ditë në Kosovë shkaktohen 42 aksidente trafiku në Kosovë

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 42 aksidente në trafik.

16 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 26 me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka shqiptuar 987 gjoba në trafik.

Kujtojmë që mijëra aksidente shkaktohen për çdo ditë në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

Shkaktarë të këtyre aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.

(Kosova Sot Online)