Mbeturinat e UDB-së, ato komuniste dhe të SHIK-ut frikësohen nga humbja e pushtetit, fillojnë me dosje për linçimin dhe ekzekutim të kundërshtarëve politik

Mbeturinat e UDB-së, ato komuniste dhe të SHIK-ut frikësohen nga humbja e pushtetit, fillojnë me dosje për linçimin dhe ekzekutim të  kundërshtarëve politik
Mbeturinat e UDB-së, ato komuniste dhe të SHIK-ut frikësohen nga humbja e pushtetit, fillojnë me dosje për linçimin dhe ekzekutim të  kundërshtarëve politik

Naim Miftari

  • 13 January 2021 - 07:47

Shkruan: Naim Miftari, ish-agjent i SHIK-ut

Rasti i freskët është i linçimit ishte edhe kur ministri i MPB-së, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, parti që e thërrasin veten shtet formuese, që e mbrojnë barazinë gjinore, e parti e akademikëve që shumica realisht janë “akademikë" me plagjiaturë, e sulmon ultë Vjosa Osmanin duke e tallur edhe me fizionominë trupore të saj, plus u sulmua e etiketua moralisht nën brez edhe Haxhi Avdyli nga portalet që janë të afërta me djemtë e Isa Mustafës me pronar avokatin e LDK-së dhe disa anëtarëve të klanit Pronto. Është ky sulm qyqar, sulm i lig ndaj deputetit të vet nga LDK-ja sepse deri para dhjetë ditëve ishte në LDK.

Fushata e linçimeve veç ka filluar kundër oponentëve, kundërshtarëve politik nga strukturat e partive politike të korruptuara. Që nga mëngjesi deri natën vonë në mbrëmje mbahen kinse emisione në Tv private dhe publike, me opinionista kinse të njohur e me gazetar të pa varur, ku 99% të atyre pensionistëve dhe gazetarëve, ndonëse shiten si të pa varur janë krejtësisht mashtrues, rrenca dhe pjesë e partive të caktuara politike që e kanë për detyrë dhe paguhen me mëditje e koti vetëm që të mblidhen e të shpifin ndaj kundërshtarëve politik, sepse kështu e kërkojnë shefat e partive, bosët e tyre.

Mbeturina të UDB-së dhe mbeturina komuniste dhe mbeturina të SHIK-ut e krimit të organizuar janë bërë bashk dhe etiketojnë secilin kundërshtar politike dhe secilën parti kundërshtare, prej nga mendojnë se ju vjen rreziku në zgjedhje të lira. Sidomos kjo fushatë është e orientuar me linçime kundër LVV dhe iniciativës së Vjosa Osmani, subjekte politike këto që po sulmohen e linçohen në mënyrë të orkestruar nga PDK dhe LDK, edhe pse LVV ishte në pushtet vetëm 50 dit, dhe nuk kanë se si të bëjnë dosje e linçime të bazuara, kurse LDK dhe PDK ,AAK,NISMA janë në pushtete të ndryshme që nga pas lufta e gjer më sot, dhe veprimet e tyre zhvatëse janë të ditura, prandaj nuk mundë të mbulohen me asnjë linçim ndaj të tjerëve.

Kjo nuk donë koment dhe shpresoj që këto zgjedhje kanë për ta nxjerrë krejt në sipërfaqe mafien politike të fshehur qe 20 vite, për ta nxjerr e përjashtuar tërësisht nga pushteti, nga i cili shumë ish politikan kanë qenë të etiketuar me akuza për korrupsion dhe përfitime ilegale multi milionëshe. Nëse do të ketë sukses ndërrimi i pushtetit menjëherë duhet të funksionon shteti i së drejtës, bëhet Ligji Anti-Mafia ku pos dënimit me burg do të konfiskohen pasuritë e fituara në mënyrë të pa ligjshme . Mendoj se këto zgjedhje janë shansi i fundit, treni i fundit për ta bërë Kosovën shtet normal, shtet serioz, shtet ku sundon ligji o jo mafia si deri më sot. Ishte fat që u ndërrua politika në SHBA sepse ishim duke mbetur jo shtet por Pashallëku i Grenellit_ Pallmerit, Hashimit Thaçi ,Edi Ramës e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".