Mediat serbe: Janë 71 dëshmitarë që do të dëshmojnë kundër Thaçit në Hagë

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 15:07
Mediat serbe: Janë 71 dëshmitarë që do të dëshmojnë kundër Thaçit në Hagë

Gjykatësi i Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hage iu ka dhënë statusin e mbrojtjes 71 dëshmitarëve të prokurorisë që do të dëshmojnë në procesin kundër Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Kosovë në periudhën 1998 dhe 1999, ka njoftuar “Tanjug”.

Ky vendim është marr me propozim të Prokurorisë Speciale në dhjetor, ndërkohë që mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që të i mundësohet e drejta që të ankohen në panelin gjyqësor (dhomën gjyqësore).

Gjykatësi i procedurës paraprake , megjithatë kërkesën e palës mbrojtëse e ka refuzuar si të pabazë sepse sipas rregullores së Gjykatës kjo “nuk përbën çështje ankimore” u publikua sot në faqen e Gjykatës.

Mbrojtja e Thaçit ka protestuar që 71 dëshmitarë të prokurorisë do të dëshmojnë në gjykim nën masa mbrojtëse me pseudonime ( me numra), ndonëse sipas këndvështrimit të gjykatësit, në mënyrë gjenerale nuk kundërshton masën mbrojtëse.

Gjithnjë sipas publikimit në faqen e Gjykatës, gjykatësi konsideron se masat mbrojtëse  për dëshmitarë janë të domosdoshme dhe nuk do të ndikojnë në drejtësinë e gjykimit.

Edhe pse identiteti i dëshmitarëve nuk do bëhet i njohur për opinionin, gjatë procedurës ai do të iu bëhet i njohur të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.

(Kosova Sot Online)