Putin zhytet në ujë në temperaturë -17 gradë Celsius

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 12:11
Putin zhytet në ujë në temperaturë -17 gradë Celsius

Vladimir Putin ka shuar thashethemet se shëndeti i tij nuk është i mirë, duke u zhytur në ujë të akullt afër Moskës për të shënuar epifaninë ortodokse, shkruan “DailyMail”.

68 vjeçari u duk në formë të mirë dhe të shëndetshme, teksa u zhyt me mbathje të kaltra në një pishinë, tre herë duke e kryqëzuar veten.

Kjo u bë gjatë festës së përvitshme të epifanisë, që e ndërmarrin me miliona rus në këtë kohë të vitit. Ditën që ky akt u krye këtë vit, temperatura ishte -17 gradë celsius.

Video shfaq Putin teksa zhytet në një pishinë në formë kryqi, duke e kryer ritin. “Kjo është një traditë, dhe ai nuk i tradhton traditat”, tha folësi i presidentit Dimtry Peskov.

Kjo traditë ortodokse simbolizon ditën kur Krishti lindi, dhe u pagëzua në lumin Jordan. Gjatë kësaj tradite njerëzit futen në ujë, dhe zhyten tre herë duke e kryqëzuar vetën, në shenjë adhurimi për të atin, të birin dhe shpirtin e shenjtë.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9163943/Putin-defies-rumours-health-dipping-freezing-waters-mark-Orthodox-Epiphany.html#v-7815929562226275404

(Kosova Sot Online)