Kjo është paga e Albin Kurtit në Vetëvendosje

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 14:22
Kjo është paga e Albin Kurtit në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar të hyrat nga VV’ja.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë që e ka dorëzuar më 2 korrik të vitit të kaluar, Kurti ka deklaruar si të hyra nga Vetëvendosja 1 mijë e 400 euro.

Nuk dihet nëse kjo është pagë mujore apo vjetore.

Një pagë të tillë ai nuk e ka deklaruar në kohën sa ishte në krye të qeverisë e as në deklarimet e mëparshme në AKK.

(Kosova Sot Online)