Avdullah Hoti: Populli shqiptar bashkëndjen me vuajtjet e popullit hebre

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 13:20
Avdullah Hoti: Populli shqiptar bashkëndjen me vuajtjet e popullit hebre

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka përkujtuar të gjitha viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të tyre.

Ai tha se në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh gjithë solidaritetin për këta viktima.

“Në këtë ditë memoriale ndërkombëtare, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me të gjitha viktimat e Holokaustit. Populli shqiptar bashkëndjen me vuajtjet e popullit hebre. Unë jam krenar që si popull shqiptar, gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore, kemi ndihmuar pjesëtarë të këtij komuniteti, të gjejnë strehim në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë këtij populli në momentet më të vështira”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Holokausti ishte një prej kapitujve më të errët të Luftës së Dytë Botërore

Në këtë ditë memoriale ndërkombëtare, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me të gjitha viktimat e Holokaustit.

Populli shqiptar bashkëndjen me vuajtjet e popullit hebre. Unë jam krenar që si popull shqiptar, gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore, kemi ndihmuar pjesëtarë të këtij komuniteti, të gjejnë strehim në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë këtij populli në momentet më të vështira.

Në këtë ditë të Kujtesës, ne duhet të sigurohemi që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë.

(Kosova Sot Online)