Vdekje e dyshimtë në Prizren

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 10:10
Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në qytetin e Prizrenit.

Sipas policisë një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren 27.01.2021 – 02:25.  Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)