Kokainë në arushët e pellushit, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 15:53
Kokainë në arushët e pellushit, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një çift shqiptar në Greqi është arrestuar për trafik kokaine. Ata kishin zgjedhur një metodë origjinale duke e trafikuar me kukulla pellushi. 45-vjeçari shqiptar emri i të cilit është Ardian, por që njihej si “Aris” dhe “Marsi” bashkëpunëtoren më të ngushtë në trafik kishte gruan, Nelën.

Por si realizohej trafiku drejt ishullit të famshëm grek, Mykonos?



Çifti shkonte në Athinë për t’u furnizuar me kokainë që e fshihnin brenda kukullave, arinjve të pellushit. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi efektivët e zbuluan pas dyshimeve.

Arinjtë prej pellushi brenda së cilës ishte “zonja e bardhë” i mbante gruaja e shqiptarit, por në 29 Janar ishte rruga e tyre e fundit, pasi tashmë do të përballen me drejtësinë.

(Kosova Sot Online)