
Lexoni edhe:
Bastiset një lokacion në Prishtinë, sekuestrohen armë e narkotikë, ky është i arrestuari
Në orët e para të mëngjesit të sotëm patrolla e nënstacionit Policor në Groazhdec në një pikë kontrolli ka dhënë shenjë që të ndalohet një veture të tipit VW Toruan, i njëjti nuk iu është ndalur Policisë dhe ka vazhduar me shpejtësi të madhe. Policia ka vazhduar ndjekjen e kësaj veture, pas pak vetura është futur në një vend punim në fshatin Gorazhdec-Pejë. Të dyshuarit kanë braktisur veturën dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur, vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se është raportuar e vjedhur në qytetin e Prishtinës.
Rreth orës 04:30, Qenda Operative pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, është informuar nga viktima se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore të cilën e kishte të parkuar ne oborrin e tij në fshatin Kërstoc-Pejë.
“Policia ka marrë masat e duhura për ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orës 05:15, në fshatin Grabanicë-Klinë, Policia ka dhënë shenjë për ndalim veturës së tipit VË Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtësi të madhe në drejtin të Prishtinës, Policia iu është vënë pas, pasi që i dyshuari ka arritur në fshatin Dollc-Klinë, është vetëaksidentuar, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatë arrestimit ka sulmuar Policët të cilët kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari: D.D i lindur më 1999”, njofon tutje policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
(Kosova Sot Online)