Bastiset një lokacion në Prishtinë, sekuestrohen armë e narkotikë, ky është i arrestuari

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 15:43
Bastiset një lokacion në Prishtinë, sekuestrohen armë e narkotikë, ky është i arrestuari

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin armëve dhe narkotikëve.

Në vendngjarje policia ka gjetur: Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë kanabis) si dhe, pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)

Pas përfundimit të bastisjes, policia ka arrestuar të dyshuarin; A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge.

I njëjti në konsultim me prokurorin e shtetit është proceduar më tej.

(Kosova Sot Online)