Detaje të reja për vrasjen e 23-vjeçarit në Mitrovicë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 10:38
Detaje të reja për vrasjen e 23-vjeçarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të 3 personave të tjerë, e ku si pasojë e plagëve të marra një prej tyre ka ndërruar jetë.

Sipas policisë të dyshuarit gjenden në arrati.

“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë 12.02.2021-22:19. Është raportuar se  dy të dyshuar meshkuj  kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj  kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal  Mitrovicë. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se  dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)