Qytetarët të mobilizuar me shpresën e fundit për një Qeveri të re me duar të pastra, pa krim e pa korrupsion!

Qytetarët të mobilizuar me shpresën e fundit për një Qeveri të re me duar të pastra, pa krim e pa korrupsion!
Qytetarët të mobilizuar me shpresën e fundit për një Qeveri të re me duar të pastra, pa krim e pa korrupsion!

Dardan Grapci

  • 13 February 2021 - 08:39

Shkruan: Dardan Grapci

Korrupsioni, krimi i organizuar dhe papunësia janë 3 faktorët kryesor ku rinia jonë po ballafaqohet, prandaj këta qytetar më 14 shkurt duhet të vendosin kënd do ta votojnë. Qytetarët janë në pritje të ndryshimit të madh pozitiv, prandaj kushdo që e merr qeverisjen e vendit në mandatin vijues, cilido subjekt politik në formacionin e koalicionit qeverisës, duhet të jetë shumë i përgjegjshëm sepse deri më tani kanë kaluar plotë dy dekada mashtrim dhe zhgënjim të pa ndërpretë, duke shuar shpresat për jetë në shtetin e tyre, për zhvillim.

-Edhe pas 14 shkurtit unë jam skeptik se do te kemi ndonjë ndryshim, duke e ditur që në vitin 2019 dy partitë fituese që ishin në koalicion LVV - LDK, kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, kanë dështuar edhe gjatë muajve të parë të pandemisë, prandaj duke e parë këtë dështim, unë mendoj që ndryshimi duhet të arrihet nga partitë e vogla të cilat thuajse asnjëherë nuk kanë pasur ulëse në Kuvend, nëse këto parti politike arrijnë ta krijojnë identitetin e tyre më të fuqishëm dhe besimin qytetar për të ardhmen sa më të afërt.



Rinia e Kosovës është një rini që po pret shumë nga politikanët dhe që kanë pritur edhe më përpara, por deputetët mashtrues me idetë e tyre vetjake e kanë detyruar rininë që të marrin rrugë për shtetet e BE-së, qoftë legalisht apo ilegalisht. Mos të harrojmë që po këta politikanë janë ata që i kanë detyruar mbi 20 mijë qytetarë të largohen nga Kosova në vitin 2015 në mënyrë të organizuar në tërë territorin e Kosovës.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".