Voton Isa Mustafa

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 10:50
Voton Isa Mustafa

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali në votime.

Ata kanë votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ndërsa më pas Mustafa ka dal në një prononcim para mediave.

Edhe përkundër motit të ligë, ai i ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.

“Sot kisha dëshiru të ftoj ë gjithë qytetarët, në këtë ditë edhe pse jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, të dalin të votojnë, për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa para mediave.

(Kosova Sot Online)