Behluli: Donika Gërvalla/ Kryetare e re e LDK-së

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 20:11
Behluli: Donika Gërvalla/ Kryetare e re e LDK-së

Pas humbjes fatale të LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje, dhe tani partia pritet t'i realizojë zgjedhjet e brendshme, për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale në Facebook, opinionisti Hajrush Behluli, ka propozuar që Donika Gërvalla të jetë Kryetare e re e LDK-së.

"Vetem  zgjedhja e znj. Donika Gërvalla në krye të LDK-së do t’a qetësonte detin e trazuar RugovIan. Kjo tingëllon ndoshta absurde te lidershipi i tanishëm sepse ata janë fajtorët kryesor për katrahurën e krijuar për këto dhjetë vitet e fundit", ka shkruar ndër të tjera Behluli.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Donika Gërvalla kryetare e LDK-së e vetmja alternativë


Vetem  zgjedhja e znj. Donika Gërvalla në krye të LDK-së do t’a qetësonte detin e trazuar RugovIan. Kjo tingëllon ndoshta absurde te lidershipi i tanishëm sepse ata janë fajtorët kryesor për katrahurën e krijuar për këto dhjetë vitet e fundit. Kryetari dhe këta bukëshkelës e kanë bërë turpin ma të madh dhe jo vetem turpin por edhe tradhëtinë ndaj vetë Ldk-së kur e kanë ndaluar hyrjen e saj në atë kuvendin famëkeq të partisë. Aty në atë vend e kanë shkelur vet filozofinë politike të Presidentit historic Ibrahim Rugova. Andaj tani është koha që zërat e arëeshëm t’a thërrasin me respekt z. Gërvalla që t’a hap rrugën e kësaj filozofie politike që asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka shkelur këto parime. Për vlerat poltike, intelektuale dhe kombëtare të kësaj zonje nuk ka nevojë të përsëriten sepse i din edhe këta përfituesit dhe keqpërdoruesit e mundit, djersës dhe dijes së elektoratit rugovjen në mënyrën ma të paskrupulltë. Tani është koha e fundit që ata të largohen në mënyrë të heshtur dhe pa bërë zhurmë nëse iu ka mbetur pak ndërgjegje dhe kuvendin zgjedhor le ta përcjellin vetem permes televizionit nga ato skutat ku i kanë përgatitur të gjitha dështimet e kësaj partie. Në të kundërtën nëse edhe mëtutje përzihen dhe mbesin në prapavi duke përgatitur kurthe të reja atëherë e ardhmja e LDK-së është e tatëpjeta e dhimshme dhe  dishepujtë e tyre do të jenë ata që do të ia vënë dryrin një partie të lavdishme që ka dhënë kontributin e pamohueshëm në krijimin e mendimit dhe veprimit modern politik e  komëtarë.
Ju do të thoni jo se ka procedura, statut e gjëra të tilla por të gjitha janë broqkulla, vetem ky veprim radikal e këthen dinitetin e LDK-së përndryshe as vet nuk e dinin se ku jeni duke shkuar.


(Kosova Sot Online)