Fotografitë më qesharake të kryeministrit britanik

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:06
Fotografitë më qesharake të kryeministrit britanik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, njihet si person pa komplekse që shpesh del jashtë protokollit zyrtar gjatë paraqitjeve të tij në publik.

Ai është fotografuar në shumë raste në pozita mjaft të pazakonshme, në të cilat ndoshta as nuk mund t’i paramendojmë udhëheqësit tjerë botërorë.

Johnson shpesh e ka marrë vëmendjen me gjestet e tij gjatë vizitave zyrtare në fabrika, qendra sportive apo thjesht kur ka dalë për të ecur në rrugë.

Si duket, ai nuk e ka problem që të bëhet sportist, ndonëse i veshur me kostum, dhe aq më pak mërzitet për frizurën e vet. Më poshtë po i paraqesim disa nga fotografitë më interesante të shefit të qeverisë britanike.

(Kosova Sot Online)