Pro rusi mafioz Behgjet Pacolli presion dhe shantazh mbi KQZ-në për t’i siguruar vend deputeti në Kuvendin e Kosovës

Pro rusi mafioz Behgjet Pacolli presion dhe shantazh mbi KQZ-në për t’i siguruar vend deputeti në Kuvendin e Kosovës
Pro rusi mafioz Behgjet Pacolli presion dhe shantazh mbi KQZ-në për t’i siguruar vend deputeti në Kuvendin e Kosovës

Naim Miftari

  • 20 February 2021 - 09:14

Shkruan: Naim Miftari

Mos të harrojmë se ai është i vëllazëruar me Bora Millosheviqin, ambasadorin serb në Moskë, vëllai i Sllobodan Millosheviqit dhe i cili e ka lidhur Pacollin me Boris Jelcinin dhe me kryetarin e San Petersburgut Vladimir Putinin. Po i njëjti njeri është edhe sot. Edhe inati dhe urrejtja e prokurores zvicerane në atë kohë Karla Del Pontes ndaj shqiptarëve e ka vulën e Behgjet Pacollit. Atë e ndiqte Del Ponte për ta arrestuar për pastrim të parave të pista Ruse, dhe nga prokuroria Zvicerane kishte shpëtuar për pak veten e vetë në Moskë, derisa po ndiqej për lidhjen e MABETEKSIT dhe mafies politike Ruse.

Kërkesa e Oligarkut pro rus, për rinumërim është shantazh, pasi z. Pacolli gjithmonë i ka blerë me para pozitat e veta politike me para te pista ruse, edhe kur ka qene kryetar për disa ditë ka dhënë para për t’i marre votat, edhe kur ka qenë ministër i jashtëm ka dhënë para për ta fituar dhe mbajtur atë pozitë. Në shumicën e rasteve është vetë Hashim Thaçi që ja ka shitur postet, vetë e ka ngritë në pozitë dhe vetë e ka zbritur. Por Pacolli poste ka blere edhe nga krahu i Isa Mustafes. Faktikisht dihet fare mire se ne fakt ai Behxhet Pacolli nuk ka votues .

Ata që i ka nuk e mbushin plotë një autobus, por sa herë ka blerë poste gjithmonë me ato poste ka bërë biznes kriminal e te dyshimt, dhe kështu ai ka mbijetuar. Dihet fare mirë se edhe sa ka qenë ministër i jashtëm më shumë ka nga pas firmës së vet që të fiton tenderë në Afrikë në Nigeri dhe shtet ish sovjetike, se sa që e ka mbrojtur interesin e Kosovës në bote. Edhe tani hiq se besoj se nuk bahet deputet i LDK-së, por se besoj se ai di të ecë në ndonjë biznes, sa të jetë në pushtet LVV, duke u deklaruar sikur herën e kaluar kur LVV nuk i afroj kurrfarë definicioni. edhe pse ky deklaroj se po e votonte Albin Kurtin kryeministër dhe si ju dha mundësia pas 52 ditëve rekord botëror. U bashkua me partitë tjera të mafies dhe e përkrahu mocionin që ta rrëzonin qeverinë Kurti, qeveri e zgjedhur me votën e lirë. Kosova e udhëhequr nga një Qeveri e LVV-së nuk duhet t’i lejoj kurrfarë mundësie Behgjet Pacollit te inkriminuar që ta korruptoj dikën nga qeveria!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".