Rrahja e djalit të Rashiqit, reagon Avdullah Hoti

  • E.K /
  • 23 shkurt 2021 - 11:42
Rrahja e djalit të Rashiqit, reagon Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi dje rreth 30 persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e politikanit serb, Nenad Rashiq.

Hoti ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, duke bërë kështu thirrje që hetuesia të kryejë punën dhe të nxirren përpara drejtësisë kryesit e veprës.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.

Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri  i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)