Për 24 orë u dënuan afro 600 qytetarë për mosrespektim të masave

  • G.G /
  • 27 February 2021 - 13:26
Për 24 orë u dënuan afro 600 qytetarë për mosrespektim të masave

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19, ku në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

(Kosova Sot Online)