
Top dhjetëshet e partive që nuk arritën të bëhen deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 49.95% të totalit të votave.
Pas VV-së e cila do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit, radhiten Partia Demokratike e Kosovës me 19 deputetë, Lidhja Demokratike me 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë.
Por, kandidatët për deputet që kanë qenë në top 10-shën e listës për partitë përkatëse të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse janë:
PDK:
6. EVGJENI THAÇI DRAGUSHA 6.399 vota
8. BAJRUSH XHEMAILI M 7.678 vota
LDK:
6. LIRIJE KAJTAZI 5.444 vota
9. ARDITA DUSHI 1.904 vota
AAK:
2. SHEMSEDIN DRESHAJ 6.494 vota
8.RASIM SELMANAJ 5.230 vota
9. TEUTA HAXHIU 3.649 vota
10. HAXHI SHALA 5.007 vota
(Kosova Sot Online)