Aksident i rëndë me autobus, gjashtë të vdekur

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 09:03
Aksident i rëndë me autobus, gjashtë të vdekur

Gjashtë persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan në një aksident të një autobusi ukrainas në pjesën juglindore të Polonisë, njoftuan ekipet e shpëtimit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, PAP, raportoi se autobusi me 57 persona ra në një kanal gjatë natës. Personat e lënduar u dërguan në spitalet më të afërta, ndërsa pasagjerët e tjerë u strehuan në një shkollë.

Një zëdhënës i shërbimeve shëndetësore në Przemysl i konfirmoi të dhënat, duke shtuar se autobusi i aksidentuar ishte duke shkuar në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk kishin të vendosur rripa të sigurisë, prandaj u lënduan rëndë. Shumica e udhëtarëve ishin të rinj që po shkonin nga puna në shtëpi”, tha zëdhënësi, duke shtuar se në autobus nuk kishte fëmijë.

Sipas zëdhënësit, autobusi i aksidentuar fillimit goditi një rrethojë e pastaj doli nga një autostradë dhe ra në një kanal. Ndryshe, nga një deri në dy milionë ukrainas besohet se jetojnë ose punojnë në Poloni.

(Kosova Sot Online )