Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 10:44
 Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milion e 623 mijë e 409 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa, 118 milion e 209 mijë e 329 persona janë infektuar me këtë virus.

93 milion e 897 mijë e 579 persona janë shëruar nga COVID-19 në botë.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me 29 milion e 801 mijë e 506 raste dhe 540 mijë e 574 viktima.

Pastaj India me 11 milion e 262 mijë e 707 raste dhe 158 mijë e 79 viktima.

Brazili radhitet i treti në botë me 11 milion e 125 mijë e 17 raste dhe 268 mijë e 568 viktima.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 74 mijë e 79 raste nga 335 mijë e 123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 1 mijë e 668 persona kanë vdekur deri tani në vend si pasojë e këtij virusi.

(Kosova Sot Online)