KQZ-ja mblidhet sot

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 11:43
 KQZ-ja mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai njoftoi se kjo mbledhje di të mbahet sot në orën 14:00.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 10 mars, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, ka njoftuar Elezi.

Në ndërkohë sot pritet që të përfundoj procesi i rinumërimit të 141 vendvotime.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, tha Elezi.

Ai shtoi se janë në pritje edhe të vendimit nga Gjykata Supreme për ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)