Zhduket një e mitur nga Peja

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 12:26
 Zhduket një e mitur nga Peja

Një e mitur nga Peja është zhdukur nga data 6 mars, rastin në polici e ka raportuar babai i saj.

Sipas tij, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti po hetohet nga policia.

Njoftimi plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Naberxhan, Pejë, 06.03.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)