Reja e pazakontë mbulon qytetin

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 10:49
 Reja e pazakontë mbulon qytetin

Populli i Argjentinës u befasua nga një re të çuditshme në formë tubi.

Ato nuk janë të zakonshme në Amerikën e Jugut, por mund të shihen edhe në Uruguaj.

Shumë qytetarë kapën celularët e tyre dhe regjistruan momentin për ta ndarë më vonë në rrjetet sociale. Lajmi u bë viral.

Forma e çuditshme e resë, e cila u pa, është një re cilindrike që shfaqet shpesh me re të stuhishme.

Këto re të rralla u emërtuan zyrtarisht si një lloj i ri i re-je në listën e llojeve të reve në Organizatën Botërore Meteorologjike vetëm në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)