Duda Balje reagon pasi u bë deputete

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 13:56
 Duda Balje reagon pasi u bë deputete

Duda Balje ka reaguar pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ku ajo u zgjodh deputete.

Balje ka postuar një fotografi ku shihet me anëtarë të partisë Unioni Socialdemokrat duke festuar.

Ajo fitoi ulëse në Kuvend, pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Adrijana Hoxhiq për anulimin e votave nga ana e PZAP-së në komunat me shumicë serbe.

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK’ja 19, LDK’ja 15, Srpska Lista 10, AAK’ja 8, KDTP’ja 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1870211046475388&set=a.157992864363890

(Kosova Sot Online)