Moti për pesë ditët e ardhshme, pritet të ketë reshje bore

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 10:51
 Moti për pesë ditët e ardhshme, pritet të ketë reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot të ftohtë.

Në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se do të temperaturat minimale do të jenë -3, derisa ato maksimalet deri në 7 gradë.

IHK ka bërë të ditur se do të ketë reshje bore në viset mbi 800 metra lartësi mbidetare.

“Java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e Kontinentit. Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë”, njofton IHK.

IHK ka bërë të ditur se ky mot do të vazhdojë deri më 19 mars.

“Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius”, thekson njoftimi.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

(Kosova Sot Online)