Moti në Kosovë - Reshje shiu e bore sot e nesër

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 08:11
Moti në Kosovë - Reshje shiu e bore sot e nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

(Kosova Sot Online)