Nicolas Sarkozy prapë në gjykatë, ja se për çfarë akuzohet

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:02
Nicolas Sarkozy prapë në gjykatë, ja se për çfarë akuzohet

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkoz, të mërkurën do të paraqitet prapë në gjykatë. Ai akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2012. Paraqitja e tij e re në gjykatë vjen më pak se tri javë pasi u dënua për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit.

Prokurorët dyshojnë se partia e Sarkozit, atëherë e njohur si UMP, e ka shpenzuar gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në shpenzime për fushatë dhe më pas shfrytëzoi një agjenci për marrëdhënie me publikun për ta fshehur shumën.

Në aktakuzë, prokurorët pranojnë se nga hetimet kanë dështuar të dëshmojnë se Sarkozy ka përfituar nga skema ose që ka qenë i përfshirë në të, por pretendojnë se ai ka përfituar prej saj dhe ka qenë i vetëdijshëm për ekzistimin e saj.

“Kandidati për zgjedhje dhe rrethi i tij i brendshëm vendosën që ta përqendrojnë fushatën në tubime spektakolare dhe të shtrenjta dhe t’ia besojnë organizimin agjencive specialiste”, thuhet në aktakuzë.

Sarkozy vazhdimisht i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për procesin e faturave të rreme. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 1 vit burgim dhe deri në 3.750 euro gjobë, shkruan Reuters.

(Kosova Sot Online)