40 milionë kredi, investimet askund
Rehabilitimi i Hekurudhave të Kosovës
Kredia e BERZH-it ka mbetur peng i mosratifikimit nga ana e Kuvendit
Këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e Hekurudhave që lidhin Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë, por ndërsa kamatat ecin, investimet ende nuk kanë filluar, për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve kosovare
Gjatë muajit shtator të këtij viti, ka qenë ministri i Financave, Avdullah Hoti, që e ka nënshkruar një kredi me zyrtarët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një vlerë prej 39.9 milionë euro. Sipas nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje, pritet që këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e Hekurudhave që lidhin Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë. Në njoftimin e Ministrisë së Financave lidhur me çështjen, në mes tjerash thuhet se Kosova nënshkruan kredinë më të madhe deri më tani me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kredia është në vlerë prej 39.9 milionë euro për të financuar rehabilitimin e Hekurudhës nga kufiri me Maqedoninë në Hanin e Elezit deri në pjesën veriore të Kosovës në Leshak në kufirin me Serbinë, në gjatësi prej 148 km, me kosto totale prej 195.5 milionë euro... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)