Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë, i akuzoi për spiunazh

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 16:25
Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë, i akuzoi për spiunazh

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë u dha dy diplomatëve rusë 72 orë për t’u larguar nga Bullgaria, pasi prokuroria procedoi gjashtë persona për spiunazh në favor të Rusisë.

Ministria deklaroi se informoi ambasadën ruse në Sofje për vendimin e saj pas njoftimit nga Prokuroria se dy diplomatë ishin të përfshirë në aferën e spiunimit, raporton Reuters.

Personat e përfshirë në skandal thuhet se i dhanë informacione konfidenciale ambasadës ruse në Sofje rreth Bullgarisë, NATO-s dhe BE-së.

(Kosova Sot Online)