Ndërron jetë prokurori Ibrahim Fejza

  • E.K /
  • 23 mars 2021 - 12:28
Ndërron jetë prokurori Ibrahim Fejza

Ka vdekur prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza.

Me këtë rast Kryeprokurori Aleksandër Lumezi i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Fejza, duke e cilësuar prokurorin Fejza si një punëtor të zellshëm dhe profesionist të madh.

Ky është telegrami i plotë:

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza.

Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh.

Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit.

(Kosova Sot Online)