Moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 08:04
Moti sot në Kosovë

Prishtina Weather ka publikuar motin për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, edhe sot do të jetë ftohtë, derisa gjatë ditës do të ketë reshje të shiut dhe të borës.

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë.  Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore.  Në vise malore priten vetëm reshje bore.

25.03 – Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura.  Në mëngjes shumë ftohtë.

26.03 – Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime.

Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4C, e ditën e premte edhe deri në 10C, e në fundjavë nga Dukagjini edhe deri në 15C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, në pjesën e dytë të javës edhe mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)